REKORD! Në 6 muaj, Erion Veliaj dha 1.2 MLN m2 leje ndërtimi me vlerë 530 MLN €

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.08.2022, 17:51

Në 6 muaj e parë të vitit 2022, sipërfaqja që është dhënë për kulla e pallate nga Bashkia Tiranë është një rekord i ri personal i kryebashkiakut Erion Veliaj.

INSTAT raporton se për periudhën janar-qershor 2022, 1.2 MLN m2 është sipërfaqja e dhënë nga bashkia për leje ndërtimi.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo është një rritje me 45%.

“Bashkia Tiranë nuk ka bërë një plan për qytetarët, për banorët por ka bërë një plan për godinat. Kjo është mënyra më e gabuar ose më e keqe e kontrollit të zhvillimit ndërtimor. Në çdo sektor të zhvillimit të Shqipërisë është implikuar modeli territorial shumë i gabuar, gati-gati kriminal që po ndërtohet në Shqipëri prej të paktën një dekade,”-ka deklaruar urbanisti Gent Kaprata.

Sipas tij, ky është një model i gabuar që po ndiqet përgjatë viteve të fundit.

INSTAT raporton se sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi ka një vlerë prej 530 MLN €. Këto leje të dhëna nga Veliaj në Tiranë zënë 70% të totalit të tyre në gjithë territorin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit