ÇMENDURI! Edi Rama do bëjë kopësht me lule në kryeministri me 4 MILIARD Lekë të popullit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.08.2022, 23:43

Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, një nga titullarët zhvatës të qeverisë u vu nën hetim nga SPAK pas një denoncimi të një tenderi publik nga JOQ Albania pak kohë më parë.

Agolli i dha kuzhinierit të restorantit të tij Alfio Rrotanit, një tender prej 500 MLN Lekësh. Nuk dihet se ç’ka bërë SPAK me dosjen e hetimit të Agollit për abuzim me paratë publike, pasi Edi Rama ka nisur ta përdorë për fantazitë e veta.

FSHZH ka hapur dy ditë më parë një tender me objekt: Instalacion me strukturë druri në oborrin e kryeministrisë të quajtur “Parku Eden”.

Teka e Edi Ramës do bëhet realitet me mbi 4.3 MILIARD LEKË pa TVSH, para të taksave të popullit.

Kopshti do të jetë i vendosur brenda kryeministrisë si një instalacion për dëshirë të Ramës, pa asnjë funksion shërbimi. Instalacioni do të quhet “Parku Eden” dhe është i konceptuar si në fotot e mëposhtme.

Në këtë tender jo vetëm që Agolli duhet të burgoset, por SPAK duhet t’i hedhë sytë nga peshkaqeni i madh Edi Rama për shpërdorim të parave të Buxhetit të Shtetit ndërkohë që populli është në krizë mbijetese.

Përshkrim i përgjithshëm i projektit:

”Hartimi i projektit është detajuar mbi bazën e konceptit, të formuluar nga studioja ndërkombëtare e projektimit ‘Studio Precht’, me zyrat qëndrore në Austri. Koncepti i ‘Eden-it’ është përgjigje e situatës që krijohet në oborr. Në vend që të vendoset një kopësht në tokë, krijohet një kopësht 3-dimensional që siguron funksione rekreacioni, gjallërie dhe kohe të lirë në nivele të ndryshme. Eden është një zgjidhje e qëndrushme dhe e gjallë për një oborr që krijon vend, një strukturë e hapur dhe e depërtueshme për kohë të lirë private dhe evente publike, një spektakël i bërë nga njëriu, dhe një përkujtuese ndaj natyrës së humbur prej kohësh në mjediset tona të ndërtuara.

Dizajni i ndjekur në hapësirën e depërtueshme të Eden-it lejon zhvillimin e programeve dhe eventeve publike të ndryshme. Shkallët përfshijnë elementë ulës që janë të lëvizshëm sipas kërkesës, fleksibël dhe të vendosur siç duhet në raste të ndryshme.

Tribuna, një rampë me ulëse, ofron një platformë për evente gjatë ditës (konferenca zyrtare) dhe në mbrëmje (leksione, koncerte, fjalime), ndërkohë që bimët në strukturë mbështjellin audiencën me një kuvertë natyrale dhe do të ofrojë një sfond të bukur për eventet.

Ndërkohë që kalimet e propozuara dhe ndenjëset e vogla lejojnë publikun të pushojë, të mbushet me frymë dhe të krijojnë takime në vende të ndryshme të Eden-it.

Edeni qëndron në një rrjetë 4800x4800x4800mm. Trarët prej druri të ndërthurur kryq përbëjnë një kornizë modulare kubike 6x3x4, që shërben si strukturë. Konstruksioni i drurit të parafabrikuar do të garantojë zbatim të saktë, bashkim të shpejtë në vendndodhje dhe emëton vlera të ulëta të karbonit në krahasim me materialet konstruktive tradicionale, siç janë betoni dhe çeliku.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit