Dhëndri fierak merr nusen me helikopter, nga qielli ‘mbulojnë’ qytetin me petale trëndafili të kuq

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.08.2022, 21:11

Dasma, si dita më e rëndësishme e jetës për shumë njerëz, është bërë pjesë e kulturës që të jetë sa më e bujshme, luksoze e madhështore.

E teksa sezonit të dasmave për këtë verë po i vjen fundi, një video nga Fieri po bënë xhiro në rrjet.

Ndonëse është bërë traditë që nusja të merret me makinë nga shtëpia e babait, për t’u dërguar tek shtëpia e bashkëshortit, në Fier, një dhëndër ka zgjedhur të shkojë të marrë nusen e tij me helikopter.

Pasi dhëndri merr nusen me helikopter shihet që shoqërohet edhe me një varg makinash.

Një detaj interesant dhe që ra në sy janë petalet e trëndafilave të kuq që hidheshin nga helikopteri duke mbuluar dasmorët që ndodhen në makina.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit