‘Mjeshtri i Madh’, Vendim Kapaj është instrumentist i shquar i Labërisëdhe i vetmi në Ballkan që mund t’i bjerë fyellit me dhëmbë. Gjatë 50 viteve karrierë, Kapaj ka nderuar Shqipërinë në skena të ndryshme me meloditë e fyellit që ai di të krijojë.
Pavarësisht karrierës së tij shumë vjeçare, Kapaj tani ka një punë të re shumë ndryshe nga ajo që ka bërë më parë. Instrumentisti 64 vjeçar tani është punësuar nga bashkia Vlorë për të shërbyer në mbledhjen e mbeturinave të qytetarëve të Vlorës.
Duke folur për mediat ai ka treguar se ka kërkuar punë për t’u ushqyer dhe kjo i mjafton.
E ndiej veten të ofenduar t’ju shkoj nga mbrapa t’ju them më çoni në filan vend. Them thjeshtë kërkoj punë. Prapë unë nuk e neglizhoj, ka rëndësi që jam në punë edhe ushqehem. Mbaroj punën shtetërore që na takon, pastaj në pasdite bëjmë prova, kompozime të reja.
Si një artist i madh që është, Vendimi thotë se ndihet krenar të kontribuojë për pastërtinë e vendit.
E kam për nder që edhe e nderoj qytetin tim në skenat kombëtare, ndërkombëtare por jam krenar që jam pjesëtar i pastrimit të qytetit.
64-vjeçari i cili është baba i katër fëmijëve edhe pse është lënë në harresë, ka një merak për publikun që e sheh dhe e ndjek.
Mos e politizoni, unë jam fisnik mbaj qytetin pastër.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Leli Alushaj
Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
Robert Neçaj
Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
Andi
Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
Djali i mitur
Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.