Milani fitoi dje 2-0 ndaj Bolonjës, por sinjali më i mirë ishte nga goditja e merkatos së verës, Sharl De Ketelar. Futbollisti belg luajti titullar dhe tregoi që në ndeshjen e tij të parë në “San Siro” se nga çfarë kualiteti diponon.
Driblimet dhe vizioni i tij në mesfushë e kthyen atë në një lojtar të vlerësuar menjëherë nga publiku. Edhe trajneri Stefano Pioli ka thurur elozhe për lojtarin i cili ishte ai i që dha asistin për golin e avantazhit të Leaos.
Pioli tha:
Prej tij kam vetëm ndjesi pozitive, ka ardhur vetëm prej tre javësh dhe duhet të njohë më mirë shokët e skuadrës, një kampionat të ndryshëm. Nuk jam këtu për të thënë që Seria A është më e vështirë se kampionati belg, por janë kampionate të ndryshëm. Por nuk mund të mohohet që ka cilësi, inteligjencë dhe talent, jam besimplotë, ai ka gjithçka. Por do të duhet pak kohë. Të njohësh mirë në fushë do të thotë të gjesh momentin e duhur për të pasuar topin te shoku i skuadrës, ndoshta të kuptosh mirë kush di të mbrojë më mirë topin. Do të duhet pak kohë, por ai është një lojtar me talent që do të bëjë të argëtohen tifozët. Ai ka cilësi dhe ka treguar se mund të jetë vendimtar”.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Leli Alushaj
Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
Robert Neçaj
Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
Andi
Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
Djali i mitur
Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.