Bëri “LIVE” duke dhunuar qenin “gango”, Cllevio e pëson sërish

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.08.2022, 11:50

Edhe në arrest shtëpie telashet s’kanë fund për Cllevio Serbianon. Një video “live” e tij është bërë virale në rrjetet sociale pasi ai shfaqet duke dhunuar qenin e tij “gango”.

Kaq ka mjaftuar që policia t’i shkojë në shtëpi dhe t’i shtojë dhe një tjetër vepër penale në morinë e akuzave që rëndojnë ndaj tij. Kleviol Ahmeti tani akuzohet edhe për “Keqtrajtim i kafshës”.

Njoftimi i policisë Lushnjë:

Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas, në ambientet e banesës, duke keqtrajtuar një kafshë shtëpiake (qen), ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas publikimit të pamjeve filmike, referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit K. A., 36 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale "Keqtrajtimi i kafshës". 36-vjeçari është aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit