Del foto! Ky është Jeton Lami, polici që shoqëronte Ervis Martinaj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.08.2022, 14:12

Është publikuar fotoja e Jeton Lamit, agjenti i Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit i cili është arrestuar për shpërdorim detyre.

Lami u arrestua pasi kamerat e sigurisë e kanë filmuar duke u shoqëruar me shumë të kërkuarin e policisë Ervis Martinaj. Gjithashtu Lami akuzohet se ka informuar Martinajn për lëvizjet e policisë dhe e ka transportuar atë në vende të ndryshme.

Aktualisht Lami ndodhet në burgun e Shënkollit në Lezhë dhe nuk ka pranuar të japë asnjë detaj për bashkëpunimin e tij me Martinajn.

Kujtojmë se për herë të fundit Martinaj është parë nën shoqërinë e Jeton Lamit dhe një vajze e cila konsiderohet nga gazetarët e kronikës figurë e njohur publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit