3-vjeçaren e deklaruan të vdekur/ Çohet nga arkivoli dhe vdes prapë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.08.2022, 22:51

Një vajzë 3-vjeçare u zgjua gjatë funeralit të saj përpara se të shpallej zyrtarisht e vdekur pasi mjekët gabimisht supozuan se ajo kishte vdekur herën e parë.

Familja e Camila Roxana Martinez Mendoza ka hedhur akuzua mbi Spitalin e Komunës së Hidalgos për neglizhencë pasi thuhet se e deklaroi vogëlushen të vdekur gabimisht.

3-vjeçarja kishte dhimbje stomaku, të vjella dhe temperaturë kur nëna e saj, Mary Jane Mendoza, e çoi atë tek një pediatër.

Mjeku e përshkallëzoi çështjen dhe rekomandoi që fëmija të dërgohej në spital në shtetin meksikan të San Luis Potosí për t'u trajtuar për dehidrim.

Mjekët i vendosën një peshqir të ftohtë mbi trup për t’i ulur temperaturën dhe vendosën një oksimetër pulsi në një nga gishtat e saj për të ruajtur gjurmët e niveleve të saj të oksigjenit.

Camila u përcoll nga spitali me një recetë për paracetamola por u përkeqësua gjatë ditës. Ajo u vizitua nga një mjek tjetër, i cili e udhëzoi nënën e saj t'i jepte fruta dhe ujin dhe i dha një mjekim tjetër.

Vogëlushja u deklarua e vdekur gati 12 orë para kohës së saj zyrtare të vdekjes.

Të nesërmen, u mbajt një funeral për miqtë dhe familjen për të mbajtur zi për vogëlushen kur e ëma vuri re se dritarja e xhamit të arkivolit po mjegullohej.

Të pranishmit e tjerë të funeralit i thanë nënës së shqetësuar se kishte halucinacione dhe e penguan atë të hapte arkivolin. Megjithatë, gjyshja nga babai i Camilas thuhet se nxitoi për ta parë nga afër kur vuri re sytë e Camila-s po lëviznin.

Camila u kthye me urgjencë me ambulancë në spitalin Salinas, ku mjekët u përpoqën pa sukses ta ringjallnin dhe e deklaruan të vdekur përsëri, këtë herë nga një edemë cerebrale (ënjtje e trurit).

Familja po planifikonte ta dërgonte Camilën kopësht për herë të parë këtë javë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit