E frikshme dhe plot mistere/ 200 milionë vite dritë larg, NASA zbulon si tingëllon në veshin e njeriut një zhurmë në vrimën e zezë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.08.2022, 13:52

NASA ka shpërndarë në Twitter një audio ku ju mund të dëgjoni se si tingëllon në veshin e njeriut një zhurmë në vrimën e zezë që ndodhet 200 milionë vite dritë larg.

Ndonëse në hapësirë nuk mund të dëgjohet asnjë zë, agjencia hapësinore ka treguar përmes audios që ka shpërndarë se në vrimat e zeza qarkullon një zhurmë e çuditshme, plot mistere por edhe e frikshme.

NASA tregoi me këtë audio se mes yjeve ka zë, ndërsa thekson se kush mendon ndryshe po gabon.

“Konceptimi i gabuar se nuk ka zë në hapësirë! Kjo e ka origjinën tek fakti se hapësira është një vakum, duke mos ofruar asnjë mënyrë që valët e zërit të udhëtojnë. Në një grumbull galaktikash ka aq shumë gaz sa ne kemi kapur tingullin aktual. Këtu është përforcuar dhe përzier me të dhëna të tjera se si është të dëgjosh zhurma në një vrimë të zezë!”, shkroi NASA në Twitter.

Zbulimi u publikua fillimisht në maj për nder të javës së Vrimës së Zezë të NASA-s, teksa të dhënat u zbuluan nga Observatori i NASA-s me rreze X Chandra.

rima e zezë gjendet në qendër të asaj që njihet si grumbullimi i galaktikave Perseus, i cili është një tufë madhështore galaktikash 11 milionë vite dritë e mbuluar nga gazi i nxehtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit