Uji tërhiqet nga fshatrat e përmbytura në Dollnen, është ndërperë energjia elektrike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.08.2022, 11:18

Pas reshjeve intensive të shiut dhe përmbytjeve të shkaktuara në komunën e Dollnenit, në orët e natës ka nisur tërheqja e ujit nga disa vendbanime të përmbytura.

Një pjesë e madhe e komunës së Dollnenit është pa energji elektrike, por jo për shkak të mosfunksionimit, por është ndërprerë rryma si masë paraprake për të mbrojtur njerëzit dhe rrjetin, njoftoi mbrëmë Qendra për Menaxhimin e Krizave, përcjell INA.

Ekipet e EVN-së janë në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa njësiti i zjarrfikësve nga Prilepi kanë punuar në nxjerrjen e ujrave nga bodrumi i tregut në fshatin Lazhan. Deri më tani janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Shirat e rrëmbyeshëm në Dollneni shkaktuan përmbytje në Lazhani, Debreshtë dhe Zhitoshë. Në Lazhan uji ka hyrë në rreth pesëdhjetë shtëpi. Për shkak të vërshimit të shtëpive nën bodrum, banorët e kërcënuar të fshatit janë evakuuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit