Milionat e parave që harxhohen për asfaltimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen e tyre duket se nuk e kanë zgjidhur situatën problematike në shumë qytete të Shqipërisë.
Nuk janë të pakta ankesat dhe denoncimet e qytetarëve për kryetarët e bashkive lidhur me rrugët prishura dhe gropat e rrezikshme që gjenden nëpër shumë rrugë të vendit.
Pikërisht për këtë shqetësim ka shkruar një qytetar i Beratit.
Sipas tij, kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo, nuk është në karrigen e kryebashkiakut për të zgjidhur hallet e beratasve, ndonëse këto të fundit i dërgojnë ankesa çdo ditë për një rrugë të amortizuar dhe të lënë në harresë.
Bëhet fjalë për segmentin që lidh Beratin me Bilçën dhe lagjen Muçaj.
Rruga sjell vështirësi edhe për fëmijët që e kanë shkollën larg dhe që do të duhet të kalojnë në këtë rrugë të prishur për të ndjekur arsimimin.
Qytetari për JOQ
Pershendetje ! Si kaluat ! Shpresoj te jeni mire !Doja te ndaja nje shqetesim me ju duke qene se kryetari i bashkise Berat nuk ka interes per shqetesimet tona ,edhe pse jane bere shume kerkesa nga te gjithe banoret .Rruga qe lidh beratin me bilcen dhe me lagjen Mucaj , po jua nis edhe me foto.Kan problem me rrugen dhe kam dy kusherinjt e mi invalid atje qe nuk munden dot as ne spital te shkojne per shkak te rruges .Asnje lloj makine nuk mundet te kaloje atje ,fshati ka njerez te semure dhe te moshuar qe duhet te levizin ,edhe shkollen e kane larg edhe kete rruge duhet te ndjekin femijet ne kembe per kaq vite .Nuk e di sa fuqi mund te keni ju per te bere dicka por do ishte shume e rendesishme per ne qe te behej dicka. Faleminderit shume!
