Rama ftoi turistët rusë në Shqipëri në Maj/ Zelenskyy paralajmëroi qeverinë shqiptare

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 22.08.2022, 13:46

Në muajin maj u dha alarmi menjëherë pas luftës në Ukrainë se Edi Rama u kishte hapur rrugën në Shqipëri turistëve rusë. Ai tha se vendi ynë nuk ka pse e kufizon ardhjen e tyre këtu, teksa ky vendim mori kritika të gjera.

Vetë kryeministri ukrainas Zelenskyy gjatë një seance në parlamentin shqiptar paralajmëroi qeverinë se nuk duhet ta lejonte diçka të tillë.

“U bëj thirrje që të mbyllni portet për anijet ruse dhe të kufizoni pranimin e turistëve rusë, për shkak se nuk e dini kurrë se kush mund të vijë te ju. Mund të jenë kasapët e Bucha-s, ndoshta xhelatët e Mariupolit,”-deklaroi pak muaj më parë Zelensky.

Thirrja nuk u mor parasysh nga qeveria shqiptare e tashmë dy rusë janë nën hetim si të dyshuar për spiunazh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit