Fshati Madhesh, i Njësisë administrative në Ulëz të Matit, është një bukuri natyrore që ndodhet në pjesën e vargmaleve të Skënderbeut, teksa rrezikon të dëmtohet nga ndërtimi i një hidrocentrali.
Banorët e këtij fshati protestuan këtë të hënë, kundër ndërtimit të këtij HEC-i, ndërsa kërkojnë që ky projekt të mos ndërtohet pasi prek jetën e tyre të përditshme dhe të ardhmen e brezave në këtë zonë.
HEC-i Madhesh ka si qëllim shfrytëzimin e burimeve ujore për energji elektrike, teksa do të fusë në tuba rrjedhën e Lunresë, në Madhesh, qarku Dibër.
Lumi vjen prej Gurrës së Skënderbeut dhe derdhet në liqenin e Shkopetit, ndaj dhe banorët janë ngritur në proteste paqësore duke kundërshtuar me forcë ndërtimin e hidrocentralit që sipas tyre do të dëmtojë natyrën dhe do të lërë pa ujë të pijshëm zonën.
Me pankarta në duar i madh e i vogël i fshatit Madhesh, kërkojnë që kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj të mbrojë interesat e banorëve dhe bukuritë natyrore të zonës.
Sipas banorëve HEC-i do të ndërtohet nga subjekti privat i quajtur “A.R.M-Albania sh.p.k”, me administrator Fatos Malaj, vëllai i kryetarit të bashkisë Mat, Agron Malaj.
Duke qenë se pas këtij projekti qëndron kryetari i bashkisë dhe vëllai i tij, banorët e fshatit Madhesh kërkojnë që HEC-i të mos ndërtohet, ndërsa i bëjnë apel Malajt të mos vrasë interesat e tyre.
Mesazhi i banorëve në redaksinë tonë:
"Pershendetje. Diten e Hene Dt. 22. 08. 2022. Ora 10:00, Baoret e fshatit Madhesh, Njesia Administrative Ulez, bashkia Mat, te mbeshtetur dhe nga Org: Mjedisore Lokale te zones. Organizuan proteste paqesore, ne vendin e quajtur Sektori C, ne kundershtim te ndertimit te HEC-it Madhesh, i cili cenon katerciperisht interesat e ketyre banoreve, tashme te vertetuara dhe me studimet e fundit te eksperteve perkates ate mjedisore, ligjore dhe biolog te shoqeruar me raportet e vleresimit perkates dhe te realizuar ne kuader te projektit "Angazhim Komunitare per Mbrotjen e Burimeve Ujore te Fshatit Madhesh Bashkia Mat".