Historia e 54-vjeçarit nga Burreli Skënder Lala ngriti peshë zemrat e të gjithë qytetarëve shqiptarë pas publikimit të historisë së tij mbrëmjen e djeshme në JOQ Albania.
Stafi ynë mundi të komunikojë me të vetëm pak minuta para se doktorët e Spitalit Psikiatrik t’i merrnin telefonin.
Ai shkoi se e kishin futur aty pa aprovimin e tij, ishte i paralizuar dhe i jepnin ilaçe që nuk i njihte. Lala kërkonte ndihmë nga dhoma numër 4 e katit të 3-të të spitalit, teksa gjithçka e përshkruante me detaje e përpikmëri, gjë që vuri në dyshim edhe qytetarët, mbi shtrimin e tij aty.
Të shqetësuar, shumë persona u ofruan ta ndihmonin, e shumë prej tyre u ra në sy mënyra inteligjente me të cilën 54-vjeçari shkruante.
Pasditen e sotme ka mbërritur një lajm i mirë në redaksinë e JOQ Albania. Nipi i 54-vjeçarit ka rrëfyer se xhaxhai i tij do të lërë ambientet e spitalit ditën e nesërme.
Për fat të keq Skënderi vuan nga depresioni, por ashtu siç edhe u dallua në shkrimin e tij, nipi thotë se 54-vjeçari është profesor dhe ka mbaruar dy universitete.
Stafi i JOQ dhe qytetarët i urojnë profesorit shërim të shpejtë!