Burri vrau gruan në Mirditë/ Familjarët nuk hapin dyert e mortit, akuzojnë 61-vjeçarin për vrasje me dashje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.08.2022, 18:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mirditë. Paulin Pacuku 61-vjeç është arrestuar nga policia pasi teksa po pastronte armën tip pistoletë ka vrarë gruan e tij 54-vjeçare Vitore Pacuku.

Sipas policisë ngjarja ka qenë aksidentale por familjarët japin një tjetër version. “TCH” ka mësuar nëpërmjet familjarëve se vrasja ka ndodhur me dashje. Ata kanë treguar se para pak ditësh çifti ishin kthyer nga pushimet dhe se 61-vjeçari njihej si njeri problematik, ndryshe nga gruaja e cila njihej si person i qetë.

Duke pretenduar se vrasja ka qenë me dashje e jo nga pakujdesia, familja e viktimës nuk ka hapur as dyert e mortit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit