Mbrëmjen e djeshme u regjistrua një sulm që la të plagosur dy ushtarë shqiptarë, Dje rreth orës 17:40, në Uzinën e armëve në Gramsh, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka u plagosën nga rusët. 24-vjeçari Mikhail Zorin Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjeç janë autorët e këtij sulmi.
Një prej të arrestuarve për tentativën për të hyrë në Uzinën ushtarake të Gramshit, besohet të jetë një eksploratore e njohur urbane nga Moska. 33-vjeçarja, Svetlana Timofeeva, e njohur si Lana Sator është një ruse e cila prej më shumë se 10 vitesh eksploron dhe fotografon ndërtesa, uzina dhe fabrika të braktisura në shtete të ndryshme të botës, kryesisht në ato të ish-Bashkimit Sovjetik.
Ajo ka qenë në Shqipëri së bashku me dy miqtë e saj dhe fotot që ka bërë i ka postuar në rrjetin social Instagram. Svetlana Timofeeva qëndronte jashtë rrethimit të fabrikës me një djalë tjetër, ndërsa shtetasi me pasaportë ukrainase dyshohet se u përlesh me ushtarët, të cilëve u hodhi spraj paralizues në fytyrë.


