Ndaj qeverisë së kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç është votuar mocioni i mosbesimit. Qeveria e tij është rrezuar nga pushteti me 50 vota pro.
Qeveria e tij pati një kohëzgjatje të shkurtër teksa Abazoviç është shprehur se do të mbahet mend pasi mori vendimet më të vështira.
Ish-kryeministri u shpreh krenar pasi tha se shumë gjëra në Mal të Zi tani janë më të qarta.
Ai rha se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re dhe as Partia Popullore Socialiste (PKSH).