Ka rënë në prangat e policisë një i ri 22 vjeçar i identifikuar si Irdi Rami.
Ky i fundit u kap në qendër të qytetit të Burrelit. I riu u arrestua pasi në brez iu konstatua një armë zjarri e mbushur me plumba.
Ndonëse u kap në Burrel, i riu është banues në Tiranë. Në armën e sekuestruar i janë gjetur 10 fishekë, teksa nuk dihet pse ndodhej i armatosur në qytetin e Burrelit.
Njoftimi i Plotë:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mat, operacioni policor i koduar “Fokus”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Me armë zjarri në brez, kapet në qendër të qytetit të Burrelit dhe vihet në pranga 22-vjeçari nga Tirana. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe 10 fishekë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Fokus”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: -I. R., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë “Glock” dhe 10 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.