Zbuluan lidhjen e motrës, vëllezërit në Vlorë therin me thikë të riun

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.01.2017, 21:21

Konflikti mes dy vëllezërve dhe një të riu nga Vlora përfundoi me vrasjen e Armando Rrapaj, 32 vjeç. Shkaku i sherrit mendohet të jetë motra e dy vëllezërve.

Mësohet se ata kundërshtonin raportin e dashurisë së motrës nga babai me kushëririn e viktimës, shkruan Panorama. Ngjarja ndodhur të martën në orën 13:45, ku dy vëllezërit Nevruz dhe Klevis Merkaj goditën me thikë disa herë të riun. Vëllezërit Merkaj, 27 dhe 20 vjeç u arrestuan nga policia, ku autori Klevisi u kap në flagrancë, kurse i vogli u prangos disa orë pas ngjarjes.

Fillimisht mes të rinjve ka pasur debat me fjalë fyese dhe më pas Klevisi goditi me thikë në zemër Rrapajn. I riu u transportua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë në prag të hyrjes.

Momenti i parë kur familjarët e viktimës marrin vesh lajmin e hidhur se djali i tyre Armando nuk mundi të mbijetonte është filmuar dhe tregon dhimbjen e madhe të tyre.

Nëna, motrat dhe të afërm të tjerë kanë mbushur oborrin e spitalit me britma. “Më vranë dritën e syve”, dëgjohen thirrjet e nënës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit