Im Dardi i njohur si Dardi i “It’s my love” është shumë aktiv në rrjetet sociale, dhe jo rrallë herë ka shfaqur skena të dhunshme. Këtë herë ai ka shkaktuar skandalin e radhës.
Dardi është shfaqur në një video në TikTok duke mbajtur një armë, teksa ishte live me një person.
Ndërkohë qe mesazhet kundër bartjes së armës janë të shumta, edhe personi që fo fliste me Dardin e paralajmëroi se do ti mbyllet TikToku për shkak të shfaqjes së armës në publik.
Lexuesi i JOQ Kosova i cili na e dërgoi këtë video tha se kjo gjë bëhet për kërcënim.
"Pershendetje JOQ Kosova desha te ju dergoj nje video ku ne rrjetet sociale perosna te njohur ekspozojne armen live per te frikesu e kanose persona te ndryshem. Ai eshte im Dardi qe jeton ne Ferizaj, edhe ne video shihet qarte. Apel per Policine e Kosoves te marrin masa", shkruan lexuesi.
Ndryshe, kohë më parë Dardi kishte publikuar disa pamje në lnstaStory, ku në brezin e tij tregonte se mbante një thikë dhe me anë të statusit në video e kërcënonte personin të cilin e kishte etiketuar.
Ndërkohë për një video ku tallej me policinë ai ishte arrestuar.