Rakip Suli i Kamzës bën “rrush e kumbulla” 650 milionë për Shekspirin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.08.2022, 22:20

Me sa duket zotëria që drejton aktualisht Bashkinë Kamëz është një dashnor i vërtetë i artit klasik. Madje veçanërisht i letërsisë dhe teatrit. Për dashurinë e tij për artin, ai duket se nuk pyet fare për paratë e taksapaguesëve të Kamzës por “hedh në hava” shifra të frikshme.

Kështu rezulton se Rakip Suli ka ndërmend të harxhojë 650 milionë lekë të vjetra për të ndërtuar disa rrugë, mes të cilave edhe një e cila quhet “William Shekspir”. Po, po, e lexuat mirë. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-34091-06-23-2022 dhe me objekt “Ndërtim rrugët (Rr. “William Shekspir” + Rr.”Sami Frashëri” + Rr. “Dituria” +Rr. “Isuf Gërvalla” + Rr. “Brezaret”+ Rr. “Daniel Alia”)”.

Fondi limit i kësaj procedure është 55,493,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 665 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke parë dokumentacionin e tënderit shikohet se kanë marrë pjesë vetëm katër firma. Ju do të mendoni se fituese është shpallur ajo me ofertën më të ulët? Por jo, nuk ka ndodhur kështu.

Fituese është shpallur kompania EVEREST në pronësi të Çupëve dhe Valterëve për vlerën 54,393,320 lekë të reja pa TVSH ose rreth 650 milionë lekë të vjetra me TVSH. Ndërkohë siç e përmendëm, një kompani tjetër në garë ka ofruar rreth 7 milionë lekë të vjetra më pak. Vihet re gjithashtu se ofertat e firmave pjesëmarrëse janë thuajse të përafërta ndërsa vlera fituese është sa 98% e fondit limit. Të gjitha këto nxisin dyshime të forta se këmi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit