Hapet “gropa e vdekjes” në aksin Tiranë-Elbasan, askush nuk ndërhyn  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.08.2022, 21:23

Një gropë e “vdekjes” ka kohë që është hapur në aksin Tiranë-Elbasan. Më konkretisht ajo ndodhet në hyrje të Tranës në drejtimin që vjen nga Elbasani, pa shkuar tek Liqeni Artificial.

Për habi ndonëse harxhohen miliona e miliarda lekë në tenderat e rrugëve, askush nuk duket se ka ndërhyrë për të mbushur gropën, e cila është kthyer në një burim të vërtetë rreziku për shoferët dhe pasagjerët.

Qytetarët shprehen se kanë çarë gomat shumë herë e megjithatë ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet.

Në vijim mesazhi:

Pershendetje Joq! Nese keni mundesi kjo gropa esht ne autostradën Tirane-Elbasan, mu siper mbikalimit kur del nga Liqeni Thate ne drejtim te Kopshtit Zoologjik. Kemi ca goma kushedi sa her dhe eshte burim aksidenti. Shume flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit