Detaje të reja tronditëse zbulohen nga ngjarja e rëndë që tronditi Sarandën mbrëmjen e sotme.
Sipas raportimeve në media zbulohet se debati ka nisur për një parkim pranë një hoteli në Sarandë. Vrasësi ka qenë kamarier në hotel dhe është konfliktuar me viktimën për parkimin e makinës.
Konflikti më pas degjeneroi në një sherr ku për fat të keq u përdorën edhe thikat, çka solli humbjen e jetës së 41 vjeçarit Klodian Bakiaj.
Ndërkaq sipas informacioneve të publikuara raportohet se goditja ndaj të ndjerit ka qenë në zemër.