Atentati i trefishtë në Fushë-Krujë/ Del foto e makinës së dyshuar të autorëve, zbulohet skema e përdorur prej tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.08.2022, 18:35

Më 17 korrik vendi ynë u trondit nga një atentat i trefishtë që ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës dhe humbën jetën Brilant Martinajn dhe dy shokët e tij, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Së fundmi në media është zbuluar makina që dyshohet se autorët kanë përdorur për të kryer atentatin. Kjo makinë ka hyrë në territorin shqiptar nga Kosova nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Morinës. Policia po heton se kush janë njerëzit që kanë kaluar me makinë në këtë doganë.

Mjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët ka targat “AA 156 OR” që i përkasin një makine tip “Daimler Chraisler” në emër të shtetasit me inicialet, A.L. Por targat rezultojnë të denoncuara si të vjedhura në policinë e Tiranës gati 1 vit më parë.

Autorët janë siguruar që t’i fshijnë numrin e shasisë automjetit duke i vështirësuar edhe më shumë punën autoriteteve. Ndërkohë kujtojmë se pasi realizuan atentatin, autorët e dogjën makinën në fshatin Larushkë. Në momentin kur makina u gjet e shkrumbuar nga policia, brenda u konstatua edhe një armë.

Vlen të thuhet se kur kanë kaluar 1 muaj që nga ky atentat policia ende s’ka asnjë autor të dyshuar edhe pse ka vënë një shpërblim prej 30 milionë lekësh për këdo që jep informacione për kapjen e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit