Zhvillohet ankandi i pazakontë, 12 mijë euro për një puthje me aktorin e telenovelave spanjolle, William Levy

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.08.2022, 09:31

William Levy është një ndër aktorët më të famshëm në botë, i cili luan role kryesore në shumë filma spanjolle.

Ai është mjaft i njohur edhe për publikun shqiptar ku disa prej telenovelave ku ka luajtur ai transmetohen në shqip edhe në disa ekrane shqiptare.

Aktori i telenovelës mahnit gjithmonë në çdo daljen që ai bën, teksa së fundmi, u bë një nga protagonistët e Starlite Gala, një ngjarje bamirësie në Spanjë që mblodhi personalitete të mëdha nga vendi europian.

Në ceremoni u organizua një ankand ku u ofrua puthja e aktorit kubanez Levy.

Gjatë ankandit u prezantua ndër të tjera edhe oferta e tre puthjeve nga William Levy, për të cilat u ofruan shifrat 6 mijë, 10 mijë deri në 12 mijë euro.

Po, po e lexuat shumë mirë!

12 mijë euro për të puthur aktorin spanjoll. Dhe vajza me fat që mori puthjen e aktorit me vlerën më të lartë ishte Sandra García-Sanjuan Machado, bashkëthemeluesja e Starlite Group.

Ju do jepnit 12 mijë euro për të puthur aktorin tuaj të preferuar?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit