Një grua shtatzënë ka gjetur një thikë të mprehtë brenda sanduiçit të saj. Nerice Moyse, e cila është 17 javë shtatzënë, u trondit kur gjeti një thikë të gjatë dhe të verdhë në sanduiçin e saj me ton.

21-vjeçarja, nga Lowestoft kur porositi sanduiçin zbuloi se brenda ishte një thikë e verdhë, e dhëmbëzuar e futur brenda mbështjelljes. Moyes, e cila ishte me partnerin e saj Harley Gildroy tha:

Sapo e hapa u trondita. Partneri im telefonoi restorantin ku mora sanduiçin dhe i pyeti nëse iu kishte humbur ndonjë thikë e verdhë, por ata i thanë se do ta kontaktonin brenda tre ditësh. E kuptoj që mund të jenë lodhur por që stafi duhet të jetë 'shumë i kujdesshëm’. Mirë që e gjeta unë, imagjinoni sikur ta kishte gjetur një fëmijë i vogël apo një adoleshent?
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.