Arrestimi i një të riu mbrëmjen e sotme në Lungomaren e Vlorës është shoqëruar me tensione dhe trazira. Ka qenë e dashura e të riut, një brune me kaçurrela ajo që është përplasur me policinë duke mos lejuar arrestimin e tij.
Vajza e re ka goditur edhe njërin prej policëve që ndodheshin në vendngjarje pasi nuk donte që t’i arrestonin të dashurin. Pavarësisht tentativave të saj për të ndaluar policët, i riu është arrestuar.
Në media raportohet se fill pas shoqërimit të djalit në polici, vajzës i ka rënë të fikët. Ajo është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Vlorës por nuk dihet gjendja e saj.
Ndërkohë vlen të thuhet se ende nuk dihet as motivi i arrestimit të të riut që brunia me kaçurrela po e kundërshtonte me forcë.