E përplasi shoferja që u hutua pas telefonit tek Liqeni në Tiranë/ Vdes në spital 60-vjeçari, shpëton gruaja

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.08.2022, 14:29

Mbrëmjen e djeshme, 29-vjeçarja Elinta Garo që po udhëtonte me një mjet tip Peugeot, humbi kontrollin duke parë telefonin dhe hipi në trotuar duke përplasur rëndë dy persona, konkretisht një çift bashkëshortësh, Bagzan dhe Valentina Hysa.

Veç tyre plagosi lehtë një 27-vjeçare dhe një fëmijë.

Çifti Hysa u nis në spitalin e Traumës ku Valentina u mjekua dhe doli nga spitali, ndërsa burri i saj ishte plagosur pak më rëndë.

Ndërkohë sot pas arrestimit të shoferes, bëhet e ditur se Begzan Hysa ka ndërruar jetë në spital.

Sipas mediave familjarët kanë konfirmuar vdekjen e 60-vjeçarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit