Një sherr i dhunshëm ka ndodhur së fundmi mes një pasagjereje dhe një punonjësi avioni në Dallas, SHBA. Në rrjetet sociale dhe media është shpërndarë videoja e dhunshme sherrit e cila thuhet se kishte si shkak një problem në uljen e një avioni.
Ndërsa ata po flisnin dhe bërtisnin, gruaja papritmas goditi punonjësin e linjës ajrore, i cili reagoi menjëherë duke e rrëzuar në tokë dhe goditur disa herë në kokë. Gruaja i tha policisë se nuk bëri asgjë, duke pretenduar se punonjësi e përplasi në tokë pa asnjë arsye.
Spirit Airlines employee and customer get into a brawl. The employee has been suspended. (Video: Thomas Shannon) pic.twitter.com/mSOWhSDDwb
— Mike Sington (@MikeSington) August 13, 2022
Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje asnjëri prej tyre nuk u arrestua. Ata u morën në pyetje dhe u lanë menjēherë të lirë. Punonjësi raportohet se është pezulluar nga linja ajrore.