Vrasja e shqiptarit në shtëpinë e barit, arrestohet i 14-ti person i dyshuar si vrasës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.08.2022, 00:44

Një burrë është akuzuar për vrasjen e shqiptarit Xhovan Pepaj në Tunbridge Wells. Shqiptari u godit me thikë në zemër mëngjesin e 4 dhjetorit të kaluar në një shtëpi bari në Caley Road. Që atëherë, Drejtoria e Krimeve të Rënda të Kent dhe Essex ka arrestuar 14 persona si të dyshuar për vrasjen e Pepajt.

Më 11 gusht policia arrestoi Jonathan Hedges, 24 vjeç dhe tani ai akuzohet për vrasje dhe komplot për të kryer grabitje. Hedges u paraqit para gjyqtarëve në Medway më herët sot por do paraqitet në Maidstone Crown Court të hënën, më 15 gusht.

10 të dyshuar të tjerë nga Hornchurch, Ilford, Romford, Brentwood, Waltham Abbey dhe Pilgrims Hatch janë akuzuar për vrasje dhe komplot për të kryer grabitje. Të dyshuarit kryesorë janë:

Ciaran Stewart, 18 vjeç, nga Curtis Road, Hornchurch; Donte Simpson-Palmer, 18 vjeç, nga Norfolk Road, Ilford; Mohammed Miah, 25 vjeç, nga Highfield Road, Romford; Nathan Turner, 28 vjeç, nga Myrtle Road, Brentwood; Zach Cutting, 23 vjeç, nga Roundhills, Waltham Abbey; Ray Renda, 21 vjeç, nga Sandringham Road, Pilgrims Hatch, Brentwood; Nathan Rainforth, 20 vjeç, nga Gloucester Road, Pilgrims Hatch; Bartosz Malawski, 26 vjeç, nga Hainault Road, Romford; Glen Hough, 51 vjeç, nga Larchwood Gardens, Brentwood dhe një djalë 17-vjeçar nga Ilford.

Fabian Szymula, 20 vjeç, nga Callan Grove, South Ockenden, Essex, ishte akuzuar më parë për komplot për të kryer grabitje. Por Szymula dhe 10 të dyshuarit e tjerë janë deklaruar të pafajshëm. Një 33-vjeçare, e cila gjithashtu u arrestua në lidhje me hetimet, është lënë e lirë nën hetim. Një 27-vjeçar, gjithashtu i arrestuar, u la i lirë me kusht deri më 22 gusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit