Në shumë artikuj, JOQ ALBANIA ka denocuar kushtet skandaloze të kopështit Zoologjik në Tiranë, për të cilin u harxhuan më shumë se 8 miliardë lekë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Gjithashtu, është ngritur edhe shqetësimi për kafshët e gjora, të cilat po trajtohen si mos më keq. Pas luanit, dhelprës dhe lepujve këtë herë i ka ardhur radha ujkut. Ky i fundit shihet në një gjendje të shkretë në kopështin zoologjik.
Një qytetar që ka qenë fare pranë tij tregon se ujku është i sëmurë dhe gjatë gjithë kohës është në gjendje të lodhur.
Ndërkohë, drejtoresha e Kopështit, Monika Lubonja e ka mendjen tek fotot sensuale buzë detit, për “t’i treguar fare mirë” kryebashkiakut Erion Veliaj se po lodhet shumë në atë pozicion.