SKANDALI me “Arjani Travel”/ Lë në mes të rrugës turistët gjermanë, shoferi tenton goditjen me shkelm

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.08.2022, 12:30

Ka aq shumë ngjarje “të zeza” që prekin turizmin në Shqipëri, sa që të gjithë mendojnë seriozisht se kush janë të mirat, që shtyjnë shumë persona të pushojnë këtu. JOQ Albania, pa dashur kurrsesi të prishë imazhin e një Shqipërie turistike, ka publikuar problematikat e qytetarëve në këtë sezon turistik, të cilat nuk kanë qënë pak. Çdo ditë ka gjëra të reja dhe ngjarje skandaloze, për të cilat çdo shqiptari i vjen keq që ndodhin.

E si të mos mjaftonin skandalet e mëparshme, mbrëmjen e djeshme, një linjë autobusësh, “Arjani Travel” ka lënë në mes të rrugës dy turistë gjermanë, të cilët kishin prerë biletat, por sipas shoferëve të autobusit, nuk kishte më vend dhe ata nuk mund të shkonin për në Gjermani.

Denoncimi në lidhje me ngjarjen është bërë nga pronari i apartamentit ku pushuan dy turistët gjermanë, të cilët mbrëmjen e djeshme e kishin për t’u rikthyer në Gjermani.

Në një moment të videos, njëri prej shoferëve tenton të godasë me shkelm turistin gjerman, i cili po tentonte t’i tregonte se ai kishte një biletë, por mungesa e internetit nuk ia mundësonte. Është vërtet e turpshme, që turistët përballen me ngjarje të tilla.

Denoncimi:

Pershendetje JOQ shikoni se si i trajtojne turistet gjerman kjo kompania ARJANI TRAVEL e cila ben rrugen gjermani-shqiperi kishin prere biletat vajtje ardhe e kishin kthimin me dat 12.08.2022 i lane ne toke e kemi atobusin plot o thane skemi vende per ju sikur me qen atobus durres tiranë. Kta mostrat po na prishin turizmin e vendit edhe thon pastaj nuk vijnr turistat me kta mostra do te vine. Shkova un i mora e i futa prap ne apartament. Flm nqs e postoni

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit