Një numër i lartë qytetarësh që janë abonentë të kompanisë Vodafone kanë denoncuar në redaksinë e JOQ ALBANIA një problem me të cilin po përballen tani.
Sipas qytetarëve Vodafone ka ndërprerë internetin dhe shërbimin e telefonit në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve që janë abonentë të saj. Prej më shumë se 30 minutash qytetarët po tentojnë të kontaktojnë me kompaninë për të marrë një shpjegim prej tyre, por jo.
Vodafone Albania ka bllokuar dhe ndërprerë çdo kontakt me abonentët e saj duke mos hapur thirrjet në shërbimin e klientit dhe as mesazhet e tyre.
Epo vlen të thuhet se kjo nuk është hera e parë që Vodafone “lë në baltë” klientët që paguajnë çdo tarifë por që nuk marrin shërbimin që meritojnë në këmbim.