Shiu nxjerr dhe njëherë në shesh mashtrimet e Erion Veliajt, Tirana përmbytet në pak minuta reshje

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.08.2022, 15:15

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë kryeqytetin pak minuta më parë. Mjaftojnë pak minuta shi dhe disa nga rrugët në Tiranë përmbyten ‘pushtohen’ nga uji. Siç shihet në videot e mbërritura nga qytetarët pranë redaksisë së JOQ Albania, rrugët e kryeqytetit janë kthyer në ‘pishina’.

E gjithë kjo situatë tregon dhe njëherë se ndonëse është në përfundim të dytë si kryetar bashkie, Erion Veliaj nuk ka bërë asgjë për Tiranën dhe problemin e përmbytjeve të rrugëve të saj sa herë që bie shi. Sot me 10 minuta shi, tashmë rrugët janë të pakalueshme pasi janë pushtuar nga ujërat e dala nga sipërfaqja, nga mungesa e kanaleve kulluese apo mos funksionimi i pusetave.

Për disa minuta në rrugët e kryeqytetit është krijuar një kaos i madh trafiku, duke bërë që shumë qytetarë të mbeten të bllokuar për minuta të tëra. Duke parë këto pamje në videon e mëposhtme të JOQ, arrihet në përfundimin se deklaratat e Veliajt kur thotë se Tirana është transformuar nuk janë aspak të vërteta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit