Vodhi një çantë në banjon e një kompleksi dhe tentoi të ‘zhdukej’, arrestohet shqiptari në Itali

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.08.2022, 13:06

Policia italiane ka arrestuar një shqiptari pasi ky i fundit vodhi në banjon e një kompleksi një çantë shpine me disa sende personale dhe një iPhone me vlerë 1000 euro që i përkisnin një shtetasi italian.

Dje rreth orës 17:00 karabinierët e stacionit Finale Ligure identifikuan dhe arrestuan një 30-vjeçar shqiptar, i pastrehë, i parregullt në Itali. Sipas mediave vendase, shqiptari, i cili ndodhej në një banesë aty pranë me një pjesë të sendeve të vjedhura, u përpoq të bashkohej me të ftuarit e strukturës ku për disa momente i humbi nga sytë policisë dhe u largua por u kap dhe u bllokua nga ushtarakët pas një ndjekjeje prej disa metrash.

30-vjeçari ka rezistuar menjëherë duke mos dhënë detaje për identifikimin por i arrestuar nga karabinierët, nga kontrollet e mëvonshme rezultoi i parregullt në territorin kombëtar dhe me urdhër dëbimi ndaj tij. .

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit