Vdes tragjikisht 63-vjeçarja! I ngulet çadra e plazhit në gjoks

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 12.08.2022, 11:45

Një grua në Karolinën e Jugut gjeti vdekjen tragjikisht pasi një çadër plazhi iu ngul në gjoks.

Tammy Perreault u plagos për vdekje kur çadra e diellit në plazhin Garden City u shkëput nga boshti mbajtës.

63-vjeçarja ndërroi jetë tragjikisht një orë pas incidentit të frikshëm në spital.

Scotty's Beach Bar, ku Perrault ishte frekuentuese e rregullt, e nderoi me një postim në Facebook pas vdekjes së saj.

Ata shkruajtën: “Sot me zemra të rënduara vajtojmë humbjen e një shoqeje të dashur dhe vendase me zemër të mirë. Disa gjëra nuk t'i kuptojmë kurrë, por ajo që dimë është se askush nuk ka një gjë të keqe për të thënë për këtë grua.”

Komisioni i Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit në SHBA vlerëson se rreth 3,000 njerëz pësojnë lëndime nga çadrat e plazhit çdo vit.

Agjencia federale tha më parë: “Çadrat e plazhit mund të jenë të rrezikshme, madje edhe vdekjeprurëse. Sigurohuni që çadra juaj e plazhit të qëndrojë e ngulur në rërë!”

Ata sugjerojnë të ngulni shtyllën të paktën dy metra thellë, dhe të siguroheni që rëra të jetë e bollshme rreth bazës së çadrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit