Më 9 gusht, në qytetin e Shkodrës, xhaxhai 68-vjeçar Vlash Jakaj vrau aksidentalisht nipin 10-vjeçar me çifte teksa po e pastronte armën.
10-vjeçari L. Jakaj, banonte në Casalguidi ku ndiqte shkollën.
Humbja nga jeta e tij ka bërë jehonë në mediat e huaja italiane.
Sipas tyre, i mituri ndodhej në Shkodër për pushime bashkë me prindërit e tij, vëllain më të madh dhe anëtarë të tjerë të familjes kur ndodhi tragjedia.
Sipas mediave italiane trupi i vogëlushit do të prehet në Itali, atje ku u lind dhe për aq vite sa jetoi krijoi miqësitë e para.
“Në dëshpërim nuk ka mbetur vetëm familja e tij, por i gjithë komuniteti që e pa të rritej ndër vite”, shkruan La Nazione.
“Jemi të shokuar nga ky lajm”, tha shoqata shqiptare në Pistoia, Arbëria ku ka një numër të madh të shqiptarëve.