FANTASTIKE! I humb portofoli me 6000€ brenda, shqiptari e gjen dhe ia dorëzon

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 12.08.2022, 08:50

Ky lajm mbase do gëzojë ditën tuaj, gjykuar nga të gjitha të këqijat që dëgjojmë të ndodhin në këtë vend…

Ky artikull është shembulli se si shqiptarët rikthejnë besimin në humanizëm me gjestet e paçmueshme.

Pavarësisht se kriza ekonomike ka vënë në vështirësi shumë qytetarë shqiptarë, duke i bërë që të kursejnë e ata që kanë mundësi më të pakëta, të mbijetojnë… kur e mendon çdokujt do i kishin hyrë në punë 6000€.

Për më tepër kur i gjen në rrugë…

Kjo është ajo çfarë i ndodhi një qytetari i cili gjeti në rrugë një portofol mbushur me para por vendosi t’ia dorëzonte të zotit.

Ngjarja është rrëfyer nga vetë personi që i humbi portofoli i cili donte të falenderonte publikisht pedagogun që punonte në Durrës me anë të një posti publik.

Bie pyetja individuale: Po ju, a do jua bënte zemra t’i dorëzonit 6000€?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit