Policia holandeze ka arrestuar një shofer kamioni nga Polonia mbrëmë në qytetin port Hoek van Holland pasi akuzohet për kontrabandë njerëzish. Arrestimi i 32-vjeçarit polak ka ardhur pasi në trailerin që ai po drejtonte ishte një familje nga Shqipëria.
Shoferi donte të kalonte në Angli me kamionin e tij. Por gjatë kontrollit, qeni nuhatës në rimorkio dy burra dhe një grua që ishin fshehur mes një ngarkese me paleta. Në një batanije ishte edhe një vajzë 4-vjeçare.
Policia ka dyshime se shqiptarët nuk janë fshehur vetë në rimorkio pa ndihmën e shoferit. Pasi në pjesën e jashtme të kamionit nuk kishte dëmtime që të tregonin se ata janë futur me forcë. Zyrat e emigracionit po merren tani me rastin e familjes shqiptare.