Studim/ Divorci është ‘i shkruar’ në ADN-në e njeriut!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.08.2022, 16:51

Divorci është zgjidhja ligjore e një martese nga një gjykatë ose një organ tjetër kompetent.

Arsyet për ndarje dhe divorc mund të jenë të ndryshme.

Ato mund të jenë nevojat e parealizuara emocionale të çiftëve, qasjet e ndryshme edukative dhe mirëkuptimi i roleve në kuadër të familjes.

Ndërsa zgjidhet një martesë, disa prindër e gjejnë veten duke bërë pyetje si: “A duhet të qëndrojmë së bashku për fëmijët?”

Por e dinit që divorci varet nga geni.

Po, po e lexuat mirë!

Kërkimet kanë treguar se te gratë të cilat e kanë këtë ‘gen divorci’, i cili ndikon në oksitocinë, ekziston 50 % probabiliteti që do të konstatojnë që nuk janë të lumtura me jetën bashkëshortore ose së paku që janë afër divorcit.

Për shkak të këtij geni nuk mund të lidhen normalisht me partnerin.

Geni gjithashtu vendos a do t’i jetë besnik burri bashkëshortes së tij dhe anasjelltas.

Shkencëtarët kanë zbuluar që ekziston një gen i veçantë i cili ka të bëjë me besnikërinë.

Si gratë, edhe meshkujt e kanë hormonin e tyre i cili ka të bëjë me lidhjen dhe besnikërinë dhe quhet vazopresinë dhe disa meshkuj kanë një mutacion në një gen të lidhur.

Nëse një burrë ka këtë mutacion gjenetik, ai ka më pak gjasa të jetë monogam dhe rrezikon të jetë i pabesë ndaj bashkëshortes së tij.

Fëmijët e prindërve të divorcuar kanë më shumë gjasa të divorcohen nga bashkëshortet e tyre në krahasim me fëmijët e rritur në familje me dy prindër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit