Traditat e dasmave në mbarë botën kanë ritualet e tyre.
Një ritual i çuditshëm në Nepali ka pushtuar rrjetin.
Videoja tregon se si një nuse dhe një dhëndër kapen me grushte gjatë ceremonisë së tyre martesore.
Ata shihen pranë mandapit të veshur me veshje tradicionale indiane.
Në një moment kur çift nis ritualin e të ushqyerit me njëri-tjetrin, krejt papritur nusja dhe dhëndri nisin të zihen me njëri-tjetrin.
Në fund të videos dhëndri shihet duke buzëqeshur teksa gruaja me forcë përpiqet ta ushqejë.
Ndërkohë ritualet e dasmave kanë veçantinë e tyre.
Për shembull muajin e kaluar një burrë dhe një grua u martuan 30 vjet pas vdekjes së tyre.
Ceremonia ishte pjesë e një tradite të quajtur "Pretha Kalyanam" ose "martesa e të vdekurve".
Tradita, e cila ndiqet në disa pjesë të Karnatakës dhe Keralas, kryhet për ata që kanë vdekur gjatë lindjes.
Komunitetet atje e besojnë këtë si një mënyrë për të nderuar shpirtrat e tyre.