Plazhet bosh/ Edi Rama: Jashtë çdo parashikimi shifra vizitorësh të huaj

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.08.2022, 09:27

Plazhet e Jugut janë boshatisur, Shlngjimi është braktisur… por për Ramën shifrat e vizitorëve të huaj janë të larta.

Këtij muhabeti i thobë të ngatërrosh kekun me byrekun, pasi qeveria edhe emigrantët shqiptarë që rikthehen në atdhe për të takuar familjet e tyre ka nisur t’i përfshijë në listën e vizitorëve të huaj.

Për Edi Ramën dhe Mirela Kumbaron Shqipëria i ka rrëmbyer mbi 200.000 turistë Greqisë dhe po bën namin këtë sezon turistik.

Ai e ka matur këtë duke postuar foto të makinave të parkuara në Portin e Durrësit.

Rama shkruan:

“Dhe me prurjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve në Portin e Durrësit, në një sezon turistik që po shënon shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj, jashtë çdo parashikimi, ju uroj një ditë të mbarë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit