Mjekra reflektoi tek syzet e Luigj Markut, reagon Gashi: S’e rraha unë!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.08.2022, 00:21

Gashi është personi, fotoja e të cilit qarkulloi kudo në TikTok ditën e sotme si një prej personave që rrahu ekstremistin fetar Luigj Marku.

Ai ka reaguar mbi videot që kanë qarkulluar në rrjet me foton e tij dhe ka shpjeguat se nuk ka të bëjë me ngjarjen pasi nuk është ai që ka rrahur Markun.

“Unë mbrëmë mora një telefonatë prej një kushëriri tim, i cili më tha se fotografia ime është gjithkah në rrjete sociale. Nuk e kam vërejtur sepse kemi pasur mysafirë, kur hyna e pash fotografinë time kinse i dyshuari që ka ushtruar dhunë ndaj atij”,- është shprehur ai për mediat.

Ai ka deklaruar ndër të tjera se ata që e kanë dhunuar nuk i njeh e për më tepër Markun, me të cilin s’ka patur ndonjëherë konflikt në rrjetet sociale.

“Nuk e njoh, kurrë as nuk e kam parë, nuk kam pasur asnjëherë ndonjë konflikt as në rrjete sociale”, thotë ai.

Ndët të tjera ka shtuar se ndodhet në Stuttgart dhe jo në Fublin e në lidhje me ngjarjen ka marrë qindra komente, shumica lavdëruese.

“Telefoni më bëjke non-stop, dikush me jepte lëvdata, të tjerët kërcënime, prej njerëzve që as nuk i njoh, as nuk e disha çka është ngjarja, as çfarë ka ndodhur, unë nuk jam afër Dublinit, as nuk kam qenë atje kurrë, as nuk e di çfarë është në pyetje” – ka përfunduar ai.

Imazhi i Gashit është shumë i ngjashëm me personin që reflektoi në syzet e Luigj Markut pak sekonda para se ta dhunonin teksa ai ishte live në TikTok.

Autorët e dhunimit të tij nuk janë identifikuar ende.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit