Shqiptarëve iu zbulohet shërbimi “delivery” i drogës, ulje çmimi për ata që sillnin shokë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.08.2022, 19:38

Dy shtetas shqiptarë, anëtarë të një bande të krimit të organizuar janë dënuar me burg për rolin e tyre në furnizimin me drogë 'si shërbim taksi' në Somerset. Sipas mediave Fatlind Boshnjaku drejtonte korrierët, përfshirë Ergys Aliajn, në qindra vende si në Taunton, Yeovil, Wellington Martock dhe Stogursey.

Gjatë një periudhe gjashtëmujore, shqiptarët furnizuan me kokainë dhe heroinë përdoruesit vendas duke siguruae rreth gjysmë milioni paund. Ata përdorën një metodë të quajtur “kodi postar" për të vendosur marrëveshje dhe për të rregulluar dërgesat në qindra vende të ndryshme. Policia vëzhgoi dhe analizoi mijëra mesazhe telefonike për të arrestuar dy shqiptarët. Ata u paraqitën në Gjykatën e Taunton Crown të ​​premten dhe u dënuan për furnizim me drogë të klasit A. Boshnjaku u dënua me tetë vjet burg dhe Aliaj me dy vjet e katër muaj.

Prokurori Alistair Haggerty tha se policia zbuloi se numri i përgjithshëm i marrëveshjeve të kryera nga banda midis tetorit 2020 dhe marsit 2021 ishte 11,796. Vlera e marrëveshjeve ishte 471,867 £.

Klientët kontaktonin me mesazhe me tekst me numrin e linjës së tregtarit. Korrieri më pas i jepej një vendndodhje dhe udhëzime nga kontrollori se ku të kryente marrëveshjet. Duke përdorur dy telefona, banda e shqiptarëve shpresonte mos të kuptohej dhe kapej nga policia. Por kjo e fundit ishte në gjendje të gjurmonte lëvizjen e telefonave që u përkisnin të pandehurve dhe vendndodhjeve nëpër Somerset dhe Londër.

Boshnjaku kontrollonte linjat, shpesh nga Londra, merrte porosi nga klientët dhe drejtonte të paktën katër korrierë, përfshirë Aliajn. Ai gjithashtu organizoi strehim dhe automjete për ta. Ata ofronin shërbim 24/7 dhe oferta më të mira për ata që prezantonin një mik.

Avokati mbrojtës i Boshnjakut tha se ai kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar që kur ishte 15-vjeç për t'i shpëtuar dhunës. Ai kishte mbërritur me një furgon dhe ishte marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale Kensington dhe Chelsea. Por, kur ishte 21 vjeç, ai ishte braktisur dhe zhgënjyer nga shërbimet sociale dhe u fut në komunitetin shqiptar dhe punën e paligjshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit