Është zbuluar një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore e zhytur në një lumë italian pasi u tha prej temperaturave ekstreme.
Bomba prej 450 kg u gjet nga peshkatarët në brigjet e lumit Po, pas thatwsires. Sipërfaqe rreth 650 km e lumit është tharë, në thatësirën më ekstreme të Italisë në 70 vitet e fundit, shkruan BBC.
Moti i nxehtë dhe nivelet e ulëta të reshjeve kanë bërë që të këtë mungesë uji në veri të Italisë, ndërsa kanë shtuar frikën për pasojat e ndryshimeve klimatike.
"Bomba u gjet nga peshkatarët në bregun e lumit Po," tha zyrtari i ushtrisë, koloneli Marco Nasi për agjencinë e lajmeve Reuters.
Pajisja e pashpërthyer, për të cilën zyrtarët ushtarakë italianë thanë se përmbante 240 kg eksploziv, u zbulua pranë fshatit Borgo Virgilio të Lombardisë, në korrik.
Rreth 3,000 banorë pranë zonës thuhet se u evakuuan në mënyrë që ekspertët e asgjësimit të bombave të mund të kryenin shpërthim të kontrolluar, të dielën. Hapësira ajrore e zonës u bllokua po ashtu për një kohë të shkurtër gjatë shpërthimit.