Ditën e sotme qytetarët do të dalin sërish në protestë për Jonadën e vogël, e cila u vra nga skafi që drejtohej nga një efektiv policie, pak ditë më parë në Potam.
Qytetarët, lanë afat deri sot që Rama të shkarkonte Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin, Ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nanon.
Nuk dihet nëse numri do të jetë aq i madh sa atë ditë të enjteje, por pritet që shumë qytetarë të mblidhen tek Ministria e Brendshme dhe më pas tek kryeministria.
Sipas paralajmërimeve të bëra në protestën e parë, pritet që sot gjërat të përshkallëzohen.