Nga më të pafundmet janë rastet e shfrytëzimit të punonjësve shqiptarë nga pronarët e bizneseve ku punojnë. Një vajzë ka rrëfyer episodin e saj në hotelin ku për dy vite kishte punuar si recepsioniste.
Ajo i kishte njoftuar se do çonte të ëmën për vizitë në Greqi për një javë se vuante nga shtylla kurrizore, por askush nuk ia mori parasysh.
Vajza shkruan se asaj i mbajtën dhe rrogën dhe shefja e saj nuk i ktheu përgjigje as në WhatsApp.