Rënia e 10 vjeçarit polak nga kati i tretë i hotelit në Durrës/ Prindërit e panë ngjarjen, i mituri në gjendje të rëndë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.08.2022, 08:56

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme Durrësin, ku një 10 vjeçar nga Polonia i cili ndodhej në Shqipëri për pushime, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në Shkëmbin e Kavajës.

I mituri 10 vjeçar ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Gjendja e tij tashmë paraqitet jashtë rrezikut për jetën, por vijon të mbahet nën përkujdesjen e imtësishme të mjekëve.

Mësohet se gjatë momentit që i mituri polak ka rënë nga ballkoni i hotelit në Shkëmbin e Kavajës, prindërit e tij kanë qenë të pranishëm por nuk kanë mundur ta parandalojnë rënien e tij.

Ndërkohë pushuesit e tjerë të cilët po ashtu kanë parë ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:40 shprehen të tronditur.

Familja nga Polonia prej ditësh ndodhej në Durrës ku kishin zgjedhur të kalonin pushimet në Shkëmbin e Kavajës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit