“K**vë do vijmë t’ju vrasim të gjithëve”, deputeti rus kërcënon me vdekje gazetarin që po raportonte

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.08.2022, 01:02

Deputeti i Federatës Ruse Alexei Zhuravlev ka kërcnënuar me vrasje një gazetar gjerman gjatë transmetimit të një programi propagandistik, i cili transmetohet në kanalin Rusi-1.

Deputeti Zhuravlev e kërcënoi gazetarin gjerman Björn Stritzel se Rusia "do të shkonte dhe do t'i vriste të gjithë atje". Për më tepër, ai tha se do të shkonte personalisht dhe do ta vriste gazetarin.

Dua t'i them këtij nazisti: k**vë do të vijmë të gjithë t'ju vrasim të gjithëve.

Prezantuesja i bëri një vërejtje deputetit duke theksuar se ai ishte gazetar që ka raportuar për luftën në Ukrainë sipas këndvështrimit të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit