Pronarët e skafeve dhe jet-skive në Velipojë dalin në protestë: S’po nxjerrim dot mjetet në ujë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.08.2022, 22:48

Vdekja tragjike e 7-vjeçares Jonada Avdia në plazhin e Potamit nga një skaf i fuqishëm që drejtohej nga ish-efektivi Arjan Tase ka zgjuar autoritetet nga gjumi. Nga jugu në veri, sipas policisë ka nisur një aksion për ndalimin e mjeteve lundruese.

Pas Vlorës, ditën e sotme drejtuesit e mjeteve motorike në plazhin e Velipojës kanë dalë kundër vendimit të policisë për ndalimin e daljes në det të këtyre mjeteve.

Pas ngjarjes jemi shumë të prekur se jemi familjare, gjithçka u bllokua pas një urdhri të policisë kufitare. S’kemi gjetur më asnjë mundësi për të nxjerrë në ujë mjetet lundruese.

Ata shprehen se po penalizohen nga një vendim i tillë, ndërkohë që kanë dokumentacionin e nevojshëm dhe janë të regjistruar. Që pas vendimit të policisë, mësohet se janë penalizuar 3 subjekte dhe rreth 10 mjete motorike që nuk lejohen të dalin në det në Velipojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit